Përtej Fjalëkalimeve: Si EasyBook AI ka ndërtuar Siguri të nivelit Enterprise për Bizneset Shqiptare
Në vitin 2025, mbi 80% e shkeljeve të të dhënave përfshinin kredenciale të vjedhura ose të dobëta. Kjo nuk ishte një statistikë që mund ta injoronim.
Bizneset shqiptare po kalojnë një transformim dixhital të shpejtë. Klientët presin të rezervojnë online, të menaxhojnë takimet nga telefoni, dhe të besojnë që të dhënat e tyre janë të sigurta. Por me mundësitë e reja vijnë edhe rreziqe të reja, sulme phishing, vjedhje fjalëkalimesh, dhe sulme të sofistikuara që dikur ishin vetëm shqetësim i kompanive të mëdha ndërkombëtare.
Kur filluam të ndërtojmë sistemin e autentifikimit të EasyBook, na drejtoi një pyetje e thjeshtë: Po sikur hyrja në sistem të ishte njëkohësisht më e shpejtë dhe më e sigurt? Përgjigja na çoi në një rrugë që ndryshoi rrënjësisht mënyrën si mendojmë për verifikimin e identitetit dhe besojmë se vendos një standard të ri për softuerin e biznesit në Shqipëri.
Kjo është historia se si ndërtuam një arkitekturë sigurie defense-in-depth që konkurron me atë që do të gjenit në Google, Apple, dhe Microsoft, duke e mbajtur eksperiencën të lehtë për bizneset dhe klientët që përdorin platformën tonë çdo ditë.
Sfida e Autentifikimit në 2026
Qasja tradicionale ndaj sigurisë ka paraqitur gjithmonë një kompromis frustrues: bëje diçka të sigurt, dhe e bën më të vështirë për t'u përdorur. Shto një faktor të dytë, dhe përdoruesit ankohen. Kërko fjalëkalime komplekse, dhe ata i shkruajnë në letra ngjitëse. Detyro ndryshime fjalëkalimesh, dhe ata shtojnë "1" në fund.
Ndërkohë, peizazhi i kërcënimeve ka evoluar. Rritja e inteligjencës artificiale ka superfuqizuar sulmet tradicionale. Emailet phishing që dikur kërkonin orë për t'u hartuar, tani mund të gjenerohen me mijëra në një kohë shumë të shkurtër. Cdo email është gramatikisht i përsosur dhe i personalizuar. Teknologjia e klonimit të zërit ka bërë të mundur që disa sekonda audio të mjaftojnë për të imituar dikë në mënyrë bindëse. Sulmet credential stuffing janë bërë më të shpejta dhe më inteligjente, me mjete të fuqizuara nga AI që testojnë fjalëkalimet e vjedhura nëpër shërbime në shkallë të paprecedentë.
Mbrojtjet tradicionale hasin vështirësi përballë sulmeve të përforcuara nga AI. Asnjë sasi edukimi e përdoruesve nuk mund të mbrojë në mënyrë të besueshme kundër një emaili phishing që është i padallueshëm nga komunikimi legjitim, ose një telefonate që tingëllon saktësisht si një koleg i besuar.
Liderët e industrisë i njohën këto problematika prej kohësh. Google prezantoi passkeys si metodën standarde të hyrjes në llogari. Apple ndërtoi autentifikimin pa fjalëkalim në çdo pajisje. Microsoft deklaroi qëllimin e tyre për të eliminuar plotësisht fjalëkalimet. Këto nuk janë përmirësime graduale por përfaqësojnë një ndryshim themelor: kalimi nga autentifikimi i bazuar në njohuri (diçka që dini) në autentifikim kriptografik (diçka që keni).
Ja çelësi (pun intended): autentifikimi kriptografik është imun ndaj inxhinierisë sociale. Pavarësisht sa bindës është emaili i phishing i gjeneruar nga AI ose sa perfekt është kloni i zërit, një sulmues nuk mund të mashtrojë një passkey për t'u autentifikuar në një faqe të rreme. Matematika thjesht nuk e lejon.
Vendosëm që EasyBook duhej të ishte pjesë e këtij ndryshimi. Jo sepse donim të ndiqnim trendet, por sepse bizneset shqiptare dhe klientët e tyre meritojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje që gëzojnë përdoruesit e produkteve të Google dhe Apple dhe veçanërisht në kohën që AI i bën sulmet tradicionale më të rrezikshme se kurrë.
Filozofia Jonë: Defense-in-Depth (Mbrojtje në Thellësi)
Në vend që të mbështetemi në një mekanizëm të vetëm sigurie, kemi dizenjuar sistemin tonë të autentifikimit me shumë shtresa mbrojtjeje. Nëse një shtresë cënohet, të tjerat mbeten të paprekura. Kjo qasje, e njohur si defense-in-depth, është e njëjta strategji e përdorur nga bankat, agjensitë qeveritare, dhe organizatat më të kujdesshme ndaj sigurisë në botë.
Në qendër të arkitekturës sonë janë katër rrugë të dallueshme autentifikimi:
| Metoda e Autentifikimit | Forca | Më e Mirë Për |
|---|---|---|
| Passkeys | Më e larta | Përdoruesit që duan hyrje të shpejtë dhe të paprekshme nga phishing |
| Google OAuth | E lartë | Përdoruesit tashmë të investuar në ekosistemin e sigurisë së Google |
| Fjalëkalim + MFA | E lartë | Përdoruesit që preferojnë autentifikimin tradicional me mbrojtje shtesë |
| Email OTP | Mesatare | Rekuperimi i llogarisë dhe tranzicion drejt metodave më të sigurta |
Çdo rrugë u shërben nevojave të ndryshme të përdoruesve duke ruajtur standardet tona të sigurisë. Por jo të gjitha metodat e autentifikimit janë të krijuara njësoj, dhe për këtë arsye kemi ndërtuar sistemin tonë për t'i bërë këto dallime.
Kuptimi i Forcës së Faktorit të Parë
Një nga vendimet arkitekturore më të rëndësishme që morëm ishte klasifikimi i metodave të autentifikimit sipas forcës së tyre të brendshme. Kjo nuk ka të bëjë me preferencën e përdoruesit por bëhet fjalë për vetitë themelore të sigurisë së çdo metode.
Passkeys përfaqësojnë formën më të fortë të identifikimit. Kur hyni me një passkey, po jepni dëshmi kriptografike që posedoni një pajisje specifike dhe që keni verifikuar identitetin tuaj në atë pajisje (përmes gjurmës së gishtit, skanimit të fytyrës, ose PIN-it). Çelësi privat nuk e lë kurrë pajisjen tuaj dhe nuk mund të vidhet, hamendësohet apo "peshkohet". Një passkey nuk është thjesht zëvendësim për fjalëkalimin, është zëvendësim për fjalëkalimin plus MFA tradicionale, të kombinuara në një veprim të vetëm të pandërprerë.
Google OAuth delegon identifikimin te Google, i cili zbaton masat e veta të forta të sigurisë, përfshirë autentifikimin e tyre me dy faktorë. Kur përdoruesit identifikohet me sukses përmes Google, ata tashmë kanë dëshmuar identitetin e tyre përmes modelit gjithëpërfshirës të sigurisë së Google.
Fjalëkalimet dhe Email OTP janë faktorë të parë më të dobët. Fjalëkalimet mund të "peshkohen", hamendësohen, ose vidhen. Llogaritë email mund të komprometohen përmes po të njëjtave sulme. Këto metoda kërkojnë verifikim shtesë për të arritur nivelin e sigurisë që ne e konsiderojmë të pranueshëm.
Ky klasifikim përcakton çfarë ndodh pas identifikimit fillestar. Përdoruesit e passkey hyjnë në llogari menjëherë pasi metoda e tyre e identifikimit tashmë garanton siguri me dy faktorë. Përdoruesit e Google OAuth gjithashtu hyjnë në llogari menjëherë, duke i besuar verifikimit të sigurisë së Google. Përdoruesit e fjalëkalimeve dhe Email OTP që kanë aktivizuar MFA duhet të përfundojnë atë hap shtesë përpara se të fitojnë akses.
Modeli Google: Siguri Pa Bezdisje
Kur dizenjuam sistemin tonë të verifikimit të pajisjeve, studiuam si i trajtojnë liderët e industrisë hyrjet nga pajisjet e reja. Qasja e Google na ra në sy: Njofto përdoruesit për hyrje të reja në llogari, por mos i blloko.
Kjo mund të duket kundër-intuitive. A nuk duhet të verifikojmë që një pajisje e re është legjitime përpara se të japim akses? Arsyetimi është i thjeshtë por i rëndësishëm:
Së pari, nëse MFA është aktivizuar, përdoruesi tashmë ka dëshmuar identitetin e tij përmes disa faktorëve. Bllokimi i tyre sërish krijon fërkim pa përfitim kuptimplotë sigurie.
Së dyti, bllokimi mund të ketë efekt të kundërt. Përdoruesit që nuk mund të aksesojnë llogaritë e tyre krijojnë kërkesa suporti, përpiqen të gjejnë rrugëdalje, ose braktisin shërbimin plotësisht. Çdo hyrje legjitime e bllokuar gërryen besimin në sistemin e sigurisë.
Së treti, kërkimi i Google tregoi që siguria e bazuar në njoftime e kap aksesin e pa-autorizuar në mënyrë efektive duke shmangur problemin e false-positive që prek sistemet e bazuara në bllokimin e aksesit. Kur hyrja është e juaja, nuk nevojitet asnjë veprim. Por kur hyrja në sistem ju duket e dyshimtë apo nuk jeni ju, mund të reagoni menjëherë, duke rishikuar sesionet aktive, revokuar pajisjet e dyshimta, ose duke ndryshuar fjalëkalimin.
E adoptuam këtë model plotësisht. Kur hyni nga një pajisje e re, EasyBook regjistron pajisjen, ju dërgon një email informues për hyrjen, dhe ju jep akses. Pajisja juaj e parë besohet në heshtje (pasi nuk ka pajisje të mëparshme për të qenë i dyshimtë). Pajisjet e reja pasuese shkaktojnë njoftime. Mund të rishikoni dhe revokoni çdo pajisje në çdo kohë përmes cilësimeve të sigurisë.
Passkeys: E Ardhmja është Këtu
Passkeys përfaqësojnë avancimin më të rëndësishëm në autentifikim që nga shpikja e fjalëkalimit. Tashmë Passkeys janë qytetarë të klasit të parë në arkitekturën e sigurisë së EasyBook.
Çfarë Janë Passkeys
Një passkey është një kredencial kriptografik i ruajtur në pajisjen tuaj (telefon laptop, ose çelës sigurie). Kur hyni, pajisja juaj dëshmon se posedon passkey duke firmosur një sfidë nga serveri ynë. Çelësi privat nuk e lë kurrë pajisjen tuaj dhe nuk mund të nxirret, edhe nëse një sulmues fiton akses fizik.
Ajo që i bën passkeys të veçanta është se kombinojnë dy faktorë identifikimi në një veprim të vetëm. Vetë passkey dëshmon pronësinë e pajisjes (diçka që keni). Biometrika ose PIN-i i kërkuar për të përdorur passkey dëshmon identitetin tuaj (diçka që jeni ose dini). Një prekje, dy faktorë, zero fjalëkalime për të kujtuar.
Pse Passkeys Janë Versioni Më i Mirë
Përfitimet e sigurisë janë substanciale:
Imuniteti ndaj phishing: Passkeys janë të lidhura kriptografikisht me faqen e internetit që i krijoi. Një faqe e rreme hyrjeje nuk mund të kërkojë passkey-in tuaj të EasyBook sepse nuk është EasyBook. Kjo mbrojtje ndodh automatikisht, pa kërkuar që përdoruesit të shqyrtojnë URL-të ose certifikatat.
Asnjë vjedhje kredencialesh: Sepse çelësi privat nuk e lë kurrë pajisjen tuaj, nuk ka asgjë që sulmuesit të vjedhin nga serverët tanë. Edhe në një shkelje hipotetike të bazës sonë të të dhënave, passkey-i juaj mbetet i sigurt.
Asnjë rrezik ripërdorimi fjalëkalimi: Çdo passkey është unike për EasyBook. Kompromentimi i kredencialeve nga një shërbim tjetër nuk mund të ndikojë në llogarinë tuaj në EasyBook.
Përfitimet e eksperiencës së përdoruesit janë po aq bindëse:
Hyrje më e shpejtë: Kërkimi i FIDO Alliance tregon që autentifikimi me passkey zgjat rreth 8 sekonda mesatarisht krahasuar me mbi 30 sekonda për fjalëkalim plus MFA(pothuajse 4 herë më shpejt).
Asnjë fjalëkalim i harruar: Nuk mund të harrosh një passkey. Është gjithmonë aty në pajisjen tënde.
Siguri Ndër-pajisje: Passkeys moderne mund të sinkronizohen nëpër pajisjet tuaja përmes llogarisë së platformës (iCloud Keychain, Google Password Manager). Hyni në telefon, dhe i njëjti passkey funksionon në tabletin apo macbook-un/laptopin tuaj.
Autentifikimi Ndër-Pajisje
Çfarë ndodh kur duhet të hyni në një pajisje që nuk ka passkey-in tuaj? Ndoshta po përdorni kompjuterin e një miku ose një terminal publik.
Mbështesim protokollin FIDO2 hybrid transport, i cili mundëson një zgjidhje elegante: mund të autentifikoheni duke përdorur telefonin tuaj si çelës sigurie. Ja si funksionon:
- Filloni procesin e hyrjes në pajisjen e re
- Klikoni "Përdor telefonin për të hyrë"
- Një kod QR shfaqet në ekran
- Skanoni kodin QR me telefonin tuaj
- Telefoni juaj lidhet me kompjuterin përmes Bluetooth (duke siguruar afërsinë fizike)
- Autentifikoheni me passkey-in tuaj në telefon
- Autentifikimi përfundon në kompjuter
Ky flux nuk kërkon instalim, asnjë kabllo, dhe ruan sigurinë e plotë të autentifikimit me passkey. Kërkesa Bluetooth siguron që një sulmues nuk mund të përgjojë kodin QR nga largësia dhe të përfundojë autentifikimin nga një vendndodhje tjetër.
Passkeys Mund të Zhbllokojnë Llogaritë e Bllokuara
Implementuam një veçori që demonstron besimin tonë në sigurinë e passkey: passkeys mund të zhbllokojnë llogaritë që janë bllokuar për shkak të shumë përpjekjeve të dështuara me fjalëkalim.
Kjo mund të duket si rrezik sigurie, por merrni parasysh arsyetimin. Nëse llogaria juaj është bllokuar sepse dikush po hamendësonte fjalëkalimin tuaj, kjo është në fakt koha e përsosur për të patur autentifikim me passkey. Sulmuesi nuk ka passkey-in tuaj, vetëm ju e keni. Duke lejuar zhbllokimin me passkey, lejojmë përdoruesit legjitimë të rikuperojnë llogarinë menjëherë ndërsa mbajmë sulmuesit jashtë.
Kur një passkey zhbllokon një llogari të bllokuar, regjistrojmë ngjarjen për qëllime auditimi sigurie dhe rivendosim numëruesin e përpjekjeve të dështuara. Përdoruesi legjitim është brenda; sulmuesi mbetet i përjashtuar.
Kostot e fshehura të menaxhimit manual të takimeve që po varfërojnë biznesin tuaj.
Kur Keni Nevojë për Mbrojtje Shtesë: Autentifikimi Shumë-Faktorësh (MFA)
Ndërsa passkeys ofrojnë siguri të shkëlqyer vetë, ofrojmë opsione shtesë MFA për përdoruesit që duan mbrojtje në thellësi ose organizatat e të cilëve kërkojnë politika specifike autentifikimi.
TOTP: Aplikacionet Autentifikuese
Ofrojme mbështetje dhe për fjalëkalime njëpërdimshe me jetëgjatësi të shkurter (TOTP), i njëjti standard i përdorur nga Google Authenticator, Microsoft Authenticator, Authy, 1Password, dhe dhjetëra aplikacione të tjera. Gjatë konfigurimit, gjenerojmë një sekret të përbashkët që ruhet i enkriptuar në serverët tanë dhe në aplikacionin tuaj autentifikues. Çdo 30 sekonda, të dyja palët gjenerojnë në mënyrë të pavarur të njëjtin kod gjashtëshifror.
TOTP funksionon offline, nuk kërkon lidhje rrjeti për të gjeneruar kode, dhe është kompatibël me pothuajse çdo aplikacion autentifikues në treg. Është standardi MFA më i përhapur për një arsye.
WebAuthn: Çelësat e Sigurisë dhe Biometrika
Për përdoruesit që duan siguri të mbështetur nga hardueri pa kaluar plotësisht pa fjalëkalim, mbështesim WebAuthn si metodë MFA. Kjo përfshin:
- Çelësat e sigurisë si YubiKey ose Google Titan
- Autentifikuesit e platformës si Windows Hello, Touch ID, dhe Face ID
WebAuthn MFA siguron mbrojtje më të fortë se TOTP sepse operacionet kriptografike ndodhin në harduer të sigurt që është rezistent ndaj malware dhe sulmeve nga distanca.
Rekuperimi që Funksionon Vërtet
Thembra e Akilit e autentifikimit të fortë është rekuperimi. Çfarë ndodh kur humbni telefonin me aplikacionin autentifikues? Po sikur çelësi juaj i sigurisë të vidhet? Siguria e fortë që mbyll jashtë përdoruesit legjitimë nuk është vërtet siguri e fortë, është thjesht e papërshtatshme.
Kemi dizenjuar një hierarki rekuperimi që balancon sigurinë me realitetin praktik:
Kodet e Sigurisë: Kur aktivizoni MFA, gjenerojmë një grup kodesh sigurie njëpërdorimsh. Çdo kod mund të përdoret një herë për të anashkaluar MFA. Inkurajojmë përdoruesit t'i ruajnë këto kode në mënyrë të sigurt në një menaxher fjalëkalimesh, të printuar dhe të ruajtur në një vend të sigurtë. Në këtë menyre edhe nëse humbsni pajisjen kryesore MFA, nuk humbisni akses në llogarinë tuaj.
Push në Pajisje të Besuar: Nëse keni një pajisje tjetër ku jeni tashmë të identifikuar, mund t'ju dërgojmë një kërkesë miratimi MFA në atë pajisje. Kjo siguron një rrugë rekuperimi të sigurt dhe të përshtatshme që nuk kërkon të keni ruajtur kodet e sigurisë.
Email Dytësor: Si alternativë e fundit, mund t'ju dërgojmë një kod verifikimi në emailin tuaj dytësor. Emaili juaj dytësor i quajtur ndryshe dhe emaili juaj i rekuperimit ju ndihmon të rifitoni akses në llogari në rastet kur humbisni apo nuk keni akses në metodat e përmendura më sipër.
Mbrojtja e Operacioneve të Ndjeshme: Autentifikimi Step-Up
Edhe pse jeni identifikuar gjatë hyrjes në llogari, operacione të caktuara kërkojnë verifikim shtesë. Ky është parimi pas autentifikimit step-up: kërko ri-verifikim përpara kryerjes së veprimeve me rrezik të lartë, edhe kur përdoruesi ka një sesion të vlefshëm.
Merrni parasysh këtë skenar: e lini laptopin tuaj pa mbikëqyrje për një moment, dhe një koleg vendos t'ju bëjë një " shaka" duke ndryshuar foton e profilit tuaj. Irrituese, por e padëmshme. Tani imagjinoni që mund të ndryshoj adresën tuaj të email-it, të shtoj pajisjen e vet MFA, ose të fshij llogarinë tuaj. Kjo nuk është shaka, është kompromentim llogarie.
Autentifikimi step-up parandalon këto skenarë duke kërkuar të ri-verifikoni identitetin tuaj përpara operacioneve të ndjeshme. Edhe nëse dikush ka akses në sesionin tuaj aktiv, nuk mund të bëjë ndryshime kritike pa dëshmuar që jani vërtet ju.
Autentifikimi step-up mbron operacionet që mund të ndikojnë sigurinë ose rekuperimin e llogarisë, si modifikimi i cilësimeve të autentifikimit, ndryshimi i informacioneve të kontaktit, ose kryerja e veprimeve të pakthyeshme.
Si Funksionon Step-Up
Kur përpiqeni të kryeni një operacion të mbrojtur, backend-i ynë kontrollon për një token step-up të vlefshëm. Nëse nuk keni një, ju kërkohet të verifikoni identitetin tuaj përmes metodës tuaj më të fortë të disponueshme:
- Passkey (nëse e keni regjistruar) — më e shpejta dhe më e sigurta
- TOTP (nëse është aktivizuar) — gjerësisht e disponueshme
- Email OTP (gjithmonë e disponueshme) — alternativa universale
Pas verifikimit të suksesshëm, merrni një token step-up me jetëgjatësi të shkurtër dhe njëpërdorim. Ky token është i lidhur me llogarinë tuaj dhe operacionin specifik që kërkuat. Edhe nëse përgjohet, nuk mund të përdoret nga një llogari tjetër ose për një operacion tjetër.
Kjo qasje përputhet me atë që do të përjetonit në Google, Apple, Microsoft, dhe aplikacionet kryesore bankare. Është praktika më e mirë e industrisë, dhe e kemi implementuar në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Themeli Teknik
Siguria nuk ka të bëjë vetëm me veçoritë që përdoruesit shohin, ka të bëjë me infrastrukturën që i mbështet ato. Ja çfarë funksionon nën sipërfaqe.
Mbrojtja nga Brute Force
Përpjekjet e përsëritura të dështuara të hyrjes në llogari shkaktojnë bllokime të përkohshme të llogarisë. Ky mekanizëm i bën sulmet e hamendësimit të fjalëkalimeve jopraktike.
Duhet theksuar se përdoruesit legjitimë me passkeys mund të autentifikohen edhe pse llogaria është e bllokuar. Arsyeja e këtij vendimi është se autentifikimi me passkey siguron dëshmi kriptografike të posedimit të pajisjes, diçka që një sulmues që hamendëson fjalëkalime nuk mund ta replikojë.
Parandalimi i Enumerimit
Sulmuesit shpesh përpiqen të zbulojnë cilat adresa email-i kanë llogari përpara se të përpiqen t'i kompromentojnë. Kjo parandalohet përmes përgjigjeve me kohë konstante. Pavarësisht nëse llogaria ekziston, fjalëkalimi është i gabuar, ose llogaria është e bllokuar endpoint-i i hyrjes përgjigjet në mënyrë identike. Një sulmues nuk mund t'i dallojë këto raste përmes analizës së kohës.
Siguria OTP
Të gjitha kodet njëpërdorim mbrohen kundër sulmeve brute-force përmes kufizimit të përpjekjeve dhe skadimit automatik. Këto kontrolle sigurojnë që edhe kodet e përgjuara nuk mund të shfrytëzohen.
Standardet dhe Pajtueshmëria
Implementimi ynë i sigurisë nuk është shpikur nga zeroja por është ndërtuar mbi standardet e industrisë që janë shqyrtuar nga kërkues sigurie në mbarë botën:
| Standardi | Çfarë Rregullon | Implementimi Ynë |
|---|---|---|
| FIDO2/WebAuthn | Passkeys dhe çelësat e sigurisë | W3C WebAuthn Level 2 i plotë |
| RFC 6238 | Gjenerimi TOTP | Parametra standarde të industrisë |
| OAuth 2.0 | Autentifikimi Google | Flux standard i kodit të autorizimit |
| OWASP | Politikat e fjalëkalimeve, rate limiting | Në përputhje me NIST 800-63B |
Këto nuk janë thjesht kuti kontrolli pajtueshmërie. Çdo standard përfaqëson ekspertizë të fituar nga vite kërkimi mbi sigurinë, si dhe projektet nga liderat e industrise. Duke ndërtuar mbi to, trashëgojmë ekspertizë ndërsa kontribuojmë në një ekosistem sigurie të standartit më të lartë për Shqipërinë dhe rajonin.
Çfarë Kuptimi Ka Kjo për Biznesin Tuaj
Nëse jeni një biznes partner në EasyBook, çfarë do të thotë e gjithë kjo për ju?
Të dhënat e klientëve tuaj janë të mbrojtura nga të njëjtat modele sigurie të përdorura nga kompanitë më të mëdha teknologjike në botë.
Ekipi juaj nuk do të ngelet jashtë llogarisë sepse kemi dizenjuar rrugë rekuperimi që funksionojnë vërtet. MFA përmirëson sigurinë vetëm nëse përdoruesit legjitimë mund të rekuperojnë aksesin kur gjërat shkojnë keq. Kemi menduar me kujdes për çdo skenar.
Pajtueshmëria është më e thjeshtë sepse kemi ndërtuar mbi standarde të njohura. Kur auditorët ose partnerët pyesin për praktikat tuaja të sigurisë, mund t'u tregoni certifikimin FIDO2, pajtueshmërinë OAuth 2.0, dhe politikat OWASP.
Eksperienca e klientëve tuaj përmirësohet sepse siguria moderne nuk kërkon fërkim. Hyrja me passkey është më e shpejtë se shkrimi i fjalëkalimit. Njoftimet e pajisjeve janë informuese, jo bllokuese. Autentifikimi step-up shkaktohet vetëm për operacione vërtet të ndjeshme.
Për bizneset shqiptare konkretisht, kjo përfaqëson një mundësi. Mund t'u ofroni klientëve tuaj të njëjtën eksperiencë sigurie që do të prisnin nga Google ose Apple, duke i mbështetur në shqip, duke kuptuar tregun vendas, dhe duke ofruar mbështetje lokale.
Siguria e nivelit enterprise nuk duhet të nënkuptojë kompleksitet ose çmime të nivelit enterprise. Ne kemi bërë punën e vështirë që ju dhe biznesi juaj të jeni çdo ditë të sigurtë.
Duke Parë Përpara
Siguria nuk ka kurrë fund. Ndërsa kërcënimet evolojnë, po ashtu duhet përparojnë dhe qasjet e reja ndaj sigurisë kibernetike. Po investojmë vazhdimisht në infrastrukturën tonë të sigurisë, duke monitoruar me kujdes çështjet e lidhura me sigurinë kibernetike, dhe duke implementuar standardet më të larta.
E ardhmja pa fjalëkalime po arrin. Passkeys mbështeten nga çdo shfletues dhe sistem operativ kryesor. Vizioni i FIDO Alliance për eliminimin e fjalëkalimeve po bëhet realitet. Jemi krenarë të jemi pjesë e ktij tranzicioni, duke e sjellë te bizneset dhe klientët Shqiptar.
Nëse jeni kurioz të përjetoni këtë model sigurie vetë, krijoni një llogari EasyBook dhe regjistroni një passkey. Ndjeni ndryshimin midis vendosjes së një fjalëkalimi dhe hyrjes në llogari me Face ID. Kjo nuk është thjesht komoditet, kjo është e ardhmja e autentifikimit.
EasyBook AI është platforma lider e rezervimeve të takimeve për bizneset Shqiptare. Na kontaktoni në [email protected] për pyetje në lidhje me sigurinë.