Më shumë se një profil online: Si ta ktheni Easybook AI në motorin e rritjes së biznesit tuaj

Më shumë se një profil online: Si ta ktheni Easybook AI në motorin e rritjes së biznesit tuaj
Photo by Diego PH / Unsplash

Të jesh pjesë e Easybook AI është hapi i parë drejt digjitalizimit, por që profili juaj të kthehet në një magnet për klientët, duhet pak strategji dhe "dorë" njerëzore. Teknologjia bën punën e rëndë, por jeni ju ata që ndërtoni besimin.

Më poshtë janë disa këshilla praktike dhe të provuara për ta kthyer profilin tuaj në një motor prenotimesh:


1. Imazhi është gjithçka: Postoni foto profesionale

Njerëzit "blejnë" me sy përpara se të rezervojnë. Një profil me foto të errëta apo të paqarta nuk ngjall besim. Sigurohuni që të keni foto profesionale të ambientit, punës suaj dhe stafit. Një pamje e pastër dhe estetike i jep klientit sigurinë që po zgjedh cilësinë.

2. Edukoni klientët ekzistues të kalojnë online

Nuk ka asgjë më profesionale sesa t’i ofrosh klientit mundësinë për të pasur kontroll mbi kohën e tij. Kur i sugjeroni një klienti të përdorë Easybook AI, nuk po i kërkoni një nder, po i ofroni një shërbim premium. I komunikoni se tashmë mund të shohin kalendarin tuaj në kohë reale dhe të rezervojnë në çdo orë të ditës (apo natës), pa pritur në telefon dhe pa asnjë vonesë komunikimi. Ky nivel komoditeti është ai që i bën klientët besnikë dhe i shtyn t’u thonë miqve: "Shko tek ky biznes, sepse janë super të organizuar dhe e bën rezervimin për 10 sekonda."

3. Shfrytëzoni fuqinë e platformës: Stimuloni rezervimet me ulje direkte

Një nga avantazhet më të mëdha të Easybook AI është mundësia që ju jep për të ofruar ulje direkt nga platforma. Ky është një mjet i fuqishëm për të "thyer akullin" me klientët e rinj apo për të mbushur oraret e lira. Duke ofruar një çmim më preferencial për ata që prenotojnë online, ju jo vetëm që rritni numrin e rezervimeve, por edhe i edukoni klientët të përdorin rrugën më efikase për ju dhe për ata.

4. Fuqia e vlerësimeve (Reviews & Likes)

Në botën digjitale, "llafi i botës" quhet Review. Kërkojuni klientëve tuaj besnikë të lënë një vlerësim në profilin tuaj në Easybook Discovery. Gjithashtu, inkurajojini t’i bëjnë "Like" biznesit tuaj. Një biznes me shumë yje dhe pëlqime është automatikisht më i preferuar nga klientët e rinj që ende nuk ju njohin.

5. Shndërrojini klientët në partnerë me sistemin e referimit

Easybook AI ofron një mundësi fantastike: referimet. Komunikojuni klientëve tuaj se mund të ftojnë miqtë e tyre në platformë dhe të shpërblehen për këtë. Kjo krijon një rreth rritjeje organike ku biznesi juaj përfiton nga rrjeti social i çdo klienti që keni.


Easybook AI nuk është thjesht një vegël pune, është partneri juaj i rritjes. Duke kombinuar shërbimin tuaj të shkëlqyer me këto hapa të thjeshtë, ju nuk po shtoni thjesht prenotime, po ndërtoni një brand modern dhe të besueshëm.

Suksese në punën tuaj!