Biznesi juaj sapo u bë më i zgjuar: Ja çfarë të rejash ka në EasyBook AI

Biznesi juaj sapo u bë më i zgjuar: Ja çfarë të rejash ka në EasyBook AI
  • Hyrje
  • Metrika Financiare
  • Lista e Klientëve
  • Kalendar i ri
  • Takime të thjeshta
  • Njoftime
  • Organizimi i pushimeve
  • Mbyllje

Të menaxhosh një biznes shërbimesh nuk duhet të ndihet sikur po përpiqesh të mbash mend gjithçka ndërsa lufton për të kuptuar se kush rezervoi dhe kur. Këtë e dimë mirë, pasi ju na keni treguar. Dhe ne kemi dëgjuar.

Sot jemi të entuziazmuar të sjellim disa përditësime të mëdha në Platformën EasyBook Partner që do të ndryshojnë mënyrën se si menaxhoni biznesin tuaj çdo ditë. Le të shohim së bashku çfarë kemi përgatitur.

Më në fund do kuptoni se nga vijnë paratë

A keni menduar ndonjëherë cili shërbim po sjell më shumë të ardhura? Ose cili nga stafi juaj ka më shumë rezervime? Tani nuk ka më nevojë të hamendësoni.

Kemi shtuar analitika financiare të detajuara që ju tregojnë saktësisht sa fitoni nga çdo shërbim dhe nga puna e çdo anëtari të ekipit. Do të shihni me numra konkretë çfarë po funksionon dhe çfarë jo, pa qënë nevoja të merrni vendime në errësirë. Kur duhet të vendosni cilat shërbime të promovoni ose si të organizoni orarin, i keni të gjitha të dhënat që ju duhen.

Metrika Financiare

Të gjithë klientët në një vend

Ja diçka që duhej të ekzistonte që nga fillimi: një listë e vërtetë klientësh.

Tani mund të regjistroni klientët tuaj direkt në platformë dhe të shihni saktësisht sa shpenzon secili në biznesin tuaj. Imagjinoni që më në fund të njihni klientët tuaj, të kuptoni preferencat e tyre, dhe të ndërtoni ato marrëdhënie që i kthejnë vizitorët e rastësishëm në klientë besnikë. Dhe kur dikush rezervon, do ta dini menjëherë historikun e tij pa pasur nevojë të kërkoni nëpër shënime.

Lista e klientëve

Një kalendar që ka gjithçka që ju duhet

E kemi ndërtuar ndërfaqen e kalendarit nga e para.

Dizajni i ri është më i pastër, më i shpejtë, dhe shumë më i thjeshtë për t'u përdorur. Qoftë kur shikoni programin e ditës apo planifikoni javën tjetër, gjithçka rrjedh natyrshëm. Është lloji i përditësimit që do ta vlerësoni çdo herë që hapni platformën.

K

Krijimi i rezervimeve është më i lehtë se kurrë

Më parë krijimi i një rezervimi kërkonte shumë klikime. Ndërfaqja e re për krijimin e rezervimeve është shumë më e drejtpërdrejtë dhe e shpejtë.

Më pak kohë duke u lodhur me takimet do të thotë më shumë kohë për biznesin tuaj. Është më i shpejtë, më intuitiv, dhe thjesht ashtu siç duhej të ishte që në fillim.

Krijimi i takimeve më i thjesht se kurrë

Kontroll i plotë mbi njoftimet

A ju është dashur ndonjëherë të kërkoni nëpër një mal njoftimesh për të gjetur atë që ju intereson? E kemi zgjidhur.

Sistemi i ri i njoftimeve tani ju lejon të filtroni saktësisht atë që doni të shihni. Mund të shikoni të gjitha njoftimet, rezervimet, përditësimet, ose alertet, të gjitha në një klikim. Kështu keni kontroll të plotë mbi informacionet që kanë vërtet rëndësi për biznesin tuaj, pa u mbingarkuar me detaje që nuk ju duhen në atë moment.

Njoftime që bëjnë diferncën

Tani mund të organizoni edhe pushimet tuaja

Ja një detaj i vogël që bën një ndryshim të madh: koha e pushimit.

Tani mund të bllokoni kohë në orarin tuaj për drekë, pushim, apo çfarëdo që ju nevojitet për t'u çlodhur. Sepse puna pa ndërprerje nuk është e shëndetshme, dhe orari juaj duhet ta pasqyrojë këtë. Vendosni pushimet tuaja, dhe sistemi do t'i respektojë ato, jo më rezervime aksidentale në mes të pushimit të drekës.

Organizim i pushimeve

Në pak fjalë

Këto përditësime nuk janë vetëm për të shtuar veçori të reja, janë për ta bërë EasyBook AI të punojë ashtu siç punoni ju realisht. Më pak komplikime, më shumë qartësi, dhe mjete që ju ndihmojnë të rrisni biznesin tuaj në vend që vetëm ta administroni atë.

Gjithçka është aktive tani në panelin tuaj. Hyni, provoni, dhe na tregoni çfarë mendoni. Ky është vetëm fillimi.


Keni pyetje ose feedback mbi veçoritë e reja? Ekipi ynë është këtu për t'ju ndihmuar të përfitoni maksimumin nga këto përditësime.

Suport