SEPA në Shqipëri: Përmbledhje e Plotë

SEPA në Shqipëri: Përmbledhje e Plotë
Photo by Mathieu Stern / Unsplash

Çfarë është SEPA?

SEPA (Single Euro Payments Area) është sistem pagesash për Evropën që ul kostot dhe kohën e transfertave në euro. 

Në mbledhjen e datës 21 nëntor 2024, Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave mori vendimin të miratojë kërkesën e Shqipërisë dhe të Malit të Zi për anëtarësim e tyre në zonën gjeografike SEPA.


Përfitimet e Vërteta për Bizneset Shqiptare

1. Akses më i Mirë në Tregjet Evropiane.

  • Klientët evropianë nuk paguajnë komisione të fshehura.
  • Rezervime të menjëhershme (10 sekonda konfirmim).
  • Integrim më i lehtë me platformat evropiane (Booking.com, airbnb etc.)

2. Lidhja me diasporën.

  • Familjet shqiptare në BE kursejnë €20+ komision për çdo pagesë.
  • Më shumë aktivitet për shërbime (mjekësore, bukuri, etc.).
  • Pagesa automatike për abonime/shërbime të rregullta.

3. Sektorët që Përfitojnë Më Shumë.

  • Turizëm: Hotele, restorante, aktivitete.
  • Shëndetësi: Klinika private, telemedicine.
  • Bukuri/Wellness: Sallone, spa, trajtime.
  • B2B Shërbime: Konsulenca, IT, shërbime profesionale.

Çfarë NUK Ndryshon SEPA

1. Kostot Tuaja të Biznesit.

  • Komisioni i kartës mbetet i njëjtë.
  • Kostot operative nuk ulen.
  • Pagesat vendore nuk ndryshojnë.

2. Tregtinë e Mallrave.

  • Kostot doganore nuk ndryshojnë.
  • TVSH import nuk dryshon.
  • Kostot e importit mbeten të larta.
  • Çertifikimet ende të nevojshme.

3. Barrierat e Tjera

  • Gjuha - Shërbimi i klientit në anglisht/italisht.
  • Standarte evropiane të shërbimit.
  • Konkurrenca nga kompanitë EU.


Sfidat e Vërteta

1. Investimi Fillestar

  • Do të ketë kosto: Liçensa software, trajnim stafi, kosto konsulence.
  • Varet nga madhësia: Biznes i vogël më pak, biznesi i madh më shumë.
  • Koha e nevojshme: Disa muaj përgatitje për implementim të suksesshëm.
  • Planifikoni buxhetin: Bisedoni me bankën dhe software providers për shifra konkrete.

2. Konkurrenca e Re

  • Apple Pay dhe Google Pay tashmë në Shqipëri.
  • Revolut dhe Wise përdoren gjerësisht.
  • Kompanitë evropiane konkurrrojnë pa barrierra.

3. Presioni i Kohës

  • Afati: Tetor 2025 (12 muaj përgatitje).
  • Bankat shqiptare ende duke përgatitur sistemet.
  • Stafi duhet trajnuar për klientë evropianë.

Ku Hyn EasyBook AI?

Tani (2025)

  • Platformë rezervimesh gati për klientë evropianë.
  • Suport në disa gjuhë.
  • Konvertim automatik i orare në zona të ndryshme kohore.
  • Menaxhim të dhënash në përputhje me GDPR.

2026 (Payment Launch)

  • Proçesime pagesash SEPA-native.
  • Konfirmime takimesh të menjëhershme.
  • Invoicing automatik për klientët B2B.
  • Panel i unifikuar Euro/Lek.

Përfundime

SEPA është Mundësi, Jo Zgjidhje e Magjishme

  • Hap dyert për tregjet evropiane.
  • Nuk garanton rritje automatike.
  • Kërkon përgatitje dhe investim.
  • Suksesi varet nga ekzekutimi.

Fokusohuni tek Shërbimet, Jo produktet

  • Shërbimet (turizëm, shëndetësi) përfitojnë më shumë.
  • Mallrat ende kanë barrierra (dogana, transport).
  • Shërbimet digjitale kanë potencial të madh.

Customer Experience vs Cost Savings

  • Përfituesit kryesor: Klientët evropianë (jo biznesi shqiptar).
  • Përfitimi për biznesin: Akses më i mirë në treg.
  • Kthimi i investimit: Rritja e volumit, jo ulja e kostos.

Përmbledhje për Bizneset Shqiptare

SEPA është mundësi historike.

Suksesi kërkon:

  • ✅ Planifikim të qartë.
  • ✅ Përgatitjen e duhur.
  • ✅ Investime në customer experience (siç thonë dhe amerikanët).
  • ✅ Fokus në sektorin e duhur.

Analiza është e bazuar në dokumentat zyrtarë të Bankës së Shqipërisë dhe studimet e vendeve të tjera SEPA.